TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2025, 19:49

Firmosi kontratën për lobimin 6 mln euro në SHBA, Noka: Në përputhje të plotë me ligjet e dy shteteve

Shkruar nga Pamfleti

Firmosi kontratën për lobimin 6 mln euro në SHBA, Noka: Në

Deputeti i Partisë Demokratik Flamur Noka ka reaguar pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhe dy vjeçare.

Kontrata është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe ish këshilltarit të presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje është firmosur në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe shton se është depozituar në sistemin FARA, sipas kërkesave ligjore të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Deputeti i PD tha gjithashtu se kjo kontatë ka shqetësuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe mbështetësit e tij.

Noka ka falenderuar diasporën shqiptaro-amerikane për mbështetjen e pakursyer dhe ka theksuar forcimin e PD-së falë këtij angazhimi.

“Mesa duket se kontrata e Partisë Demokratike me avokatin e Presidentit Trump ka shqetësuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe mbështetësit e tij. Partia Demokratike mbetet e angazhuar për transparencë të plotë në lidhje me këtë marrëveshje, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe është depozituar në sistemin FARA, sipas rregullave amerikane dhe shqiptare. Po ashtu, Partia Demokratike shfrytëzon këtë mundësi për të falënderuar atdhetarët e bashkësisë shqiptaro-amerikane për mbështetjen e tyre të pakursyer në luftën për çmontimin e narkoregjimit të Edi Ramës. Sot, falë diasporës, Partia Demokratike është më e fortë se kurrë. Ditët e Ramës janë të numëruara dhe fitorja është afër. PD bën thirrje të gjithë demokratëve që të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të fushatës, për të realizuar qëllimin final: një Shqipëri Madhështore!”, shkruan Flamur Noka.

Kujtojmë që kontrata e publikuar, është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Vlera e saj arrin në 6 milionë dollar, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Si garant i pagesës së kësaj shume ka dalë shqiptaro-amerikani Nuredin Seci.

Lini një Përgjigje