
Deputeti demokrat, Flamur Noka i ka dërguar një mesazh Enkelejd Alibeajn, pas vendimit që u mor sot nga KAS për të regjistruar PD në zgjedhjet e 14 majit me emrin e këtij të fundit.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Noka tha se nuk do e falë kurrë Alibeajn për atë që i ka bërë logos së Partisë Demokratike.
“Po merremi me faktin sepse është tragjedi për demokracinë. Ajo logo, ajo parti ka përmbysur regjimin komunist. Përdhunimin e asaj nuk e falim kurrë. Mund të falim përdhunimin e bravës dhe të Alibashës, por përdhuinimin e asaj logos nuk ia falim kurrë”, theksoi ai.