Politike16 Mars 2023, 22:10

Mori apo jo para nga rusët? Spërdridhet Kryemadhi: Janë vlera qesharake, shkrimin e sponsorizoi Mirel Mërtiri

Shkruar nga Pamfleti

Mori apo jo para nga rusët? Spërdridhet Kryemadhi: Janë vlera

Monika Kryemadhi i ka devijuar skandalit të publikuar pak ditë më parë nga “EU Reporter”, i cili nxori tre fatura, ku pretendonte se ajo është pagur nga kompani ruse të lidhur me Putinin.

Në një emision, Monika u spërdrodh duke deklaruar se shkrimi është paguar nga Mirel Mërtiri i inceneratorëve. Nga ana tjetër asaj nuk i hynë në sy vlerat që ishin më fatura, 5 mijë, 9 mijë apo 13 mijë euro. Bashkëshortja e Ilir Metës i cilësoi si vlera qesharake. Si duket nuk ka faj se janë më suar me shifra me shumë zero.

“Janë vlera qesharake. Unë nuk jam aksionere, nuk i kam dhënë asnjëherë shërbime. Pagesën për këtë shkrim e ka bërë ortaku i Erion Veliajt, Mirel Mërtiri i inceneratorëve. Do i drejtohem edhe Prokurorisë së Tiranës, SPAK për të hetuar edhe këtë çështje. Pra dua të theksoj se problematikat që ka mazhoranca detyron që të bëjë lajme të tilla. Për një gjë më bëhet qejfi që Monika ia ka shqetësuar shumë terezinë”, tha Kryemadhi.

 

kryemadhi ruset para