TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 18:56

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Protesta e 20 shkurtit paqësore, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg!

Shkruar nga Pamfleti
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Protesta e 20 shkurtit
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban foltoren e radhës me demokratët para godinës së Kryeministrisë. 

Berisha u ndal te protesta e 20 shkurtit, duke e konsideruar atë si një moment kulmor të qëndresës qytetare.

Sipas Berishës, protesta  përbën “kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas asaj të 20 shkurtit 1991”.

“Ishte dita e triumfit tuaj. Të guximit qytetar, triumfit të përgjegjësisë së qytetarëve ndaj vendit dhe kombit. Tirana e tërë ishte në duart e qytetarëve”, deklaroi ai para mbështetësve.

Berisha e cilësoi pjesëmarrjen në protestë si një akt “fisnik” dhe një “ideal të lartë” në betejën kundër qeverisë aktuale.

Berisha: Misionarë të pamposhtur të qëndresë ndaj një regjimi që vjedh varfëron poshtëron përzë nga Shqipëria, çdo orë çdo ditë qytetarët e këtij vendi. Nuk ka vendim më fisnik nuk ka ideal më të lartë se sa beteja kundër këtij regjimi që ka ngërthyer trupin e Shqipërisë. Kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991.

Ishte dita e triumfit tuaj. Të guximit qytetarë, triumfit të përgjegjësisë së qytetarëve ndaj vendit dhe kombit. Tirana e tërë ishte në duart e qytetarëve, që tmerroi këtë klikë organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Në krimet e saj meriton shekuj shekuj shekuj burg dhe dënime.

sali berisha foltorja

Lini një Përgjigje