Kryeministri Edi Rama ka mbyllur xhirot me helikopter. Pas një qëndrimi prej rreth 2 orësh e 30 minutash në Vlorë, ku zhvilloi një takim me tre investitorë të huaj, ai është largur pak më parë.
Kreu i qeverisë kishte mbërritur në qytetin bregdetar me helikopter ushtarak, pas një vizite të mëparshme në Korçë. I njëjti mjet u përdor edhe për largimin nga Vlora, ndërsa investitorët udhëtuan me një helikopter privat. Të dy mjetet ajrore u ulën në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku delegacioni u prit nga eskorta zyrtare për të vijuar agjendën.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, Rama dhe investitorët vizituan sheshin e Flamurit në zonën historike të qytetit, si dhe Orikumin. Në këtë të fundit u zhvillua edhe një drekë pune.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Kryeministri dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përshëndeten me investitorët përpara se të largohen me helikopterë të veçantë.
Rama ishte paradite në Korçë dhe për shkak të bllokimit të rrugës në Librazhd, Babloku u nis me helikopter, ndërkohë që ata që vuajnë janë qytetarët.
Lini një Përgjigje