TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 17:42

BE i vë “kufirin te thana” Edi Ramës: Nuk ka reformë territoriale pa opozitën!

Shkruar nga Pamfleti
BE i vë “kufirin te thana” Edi Ramës: Nuk ka reformë
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato dhe bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi

Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Edi Ramës se nuk mund t’i bëjë pa opozitën reformat.

Kujtojmë që kjo ndërhyrje vjen pas bojkotit të opozitës për Territorialen dhe Zgjedhoren, ku Rama tha se nuk do t’i presë më dhe do vijojë i vetëm.

Ditën e sotme ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative, Arbjan Maznikun dhe Luçiano Boçin.

Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë.

“Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.

Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore.

Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.

Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në mesazhin e amnbasadorit të BE-së në rrjetin social facebook.

reformë territoriale be

Lini një Përgjigje