
Pasditen e së mërkurës, Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD-së, nisi turin e “Foltores” nga Durrësi, një takim që mund të konsiderohet mbresëlënës referuar pjesëmarrjes, edhe pse pati një tentativë për ta dështuar, përmes mesazheve që iu dërguan anëtarëve të kësaj partie.
Foltorja e Salianjit u mbajt një ditë pasi Sali Berisha, kreu i PD-së, nisi Foltoret e tij, me një takim me demokratët e Njësive 8 dhe 9 në Tiranë.
E ndërsa “Foltoren” e Salianjit, Berisha e konsideron si një takim jashtë strukturave, ish-deputeti foli sot për rifreskimin e PD-së dhe kthimin e saj në një parti që jep shpresë dhe fiton zgjedhjet.
Salianji nuk nguroi të pohojë se lidershipi aktual i PD nuk po dëgjon demokratët dhe sipas tij kz është një gabim i madh. Në krah, Salianji kishte Ilir Alimehmetin, por edhe drejtues lokalë të PD-së.
Në anën tjetër, Berisha duket se po i përgjigjet aksionit të Salianjit me një takim që do të mbajë në Lezhë, qarkun ku në 11 maj, opozita fitoi 4 nga 7 mandatet.
Berisha nesër do të zhvillojë takim me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së në Rrëshen.
Takimi do të mbahet në orën 18:00 tek Pallati i Kulturës në Rrëshen. Ky njoftim vjen një ditë pas takimit të zhvilluar të Berishës me strukturat e njësisë 9-të në Tiranë.
“Nesër, e enjte, datë 04.12.2025, në ora 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të jetë në Rrëshen për një takim të posaçëm me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së. Ky takim vjen me dëshirën për të ndarë bashkë energji të reja, bashkëbisedim dhe organizim ndaj një pushteti korruptiv të rilindjes”, ka njoftuar Gjekmarkaj.
Forza doktor sa me shpejtesi ne qeveri shqiperi a me e varfera ne rajon cili eshte programmi juaj per te afruar te rinjt me Pune qe te krijojne jeten e tyre ketu dhe mos te marrin rrugen e migrimit cili eshte programmi juaj per ekonomine per te luftuar parazitizmin per te rinjt te angazhohen me politile Kane qejf por jane te zhgenjyer nga politica e partive te medha e Kane marre vesht te gjithe se parti a demokrati Ke nuk vjen ne pushtet me protesta paqesore cilat Jane mekanizmat e juara si lider dhe si ishkryeminister qe ti ofroni shqiptaret dicka qe te zgjoj koshiencat dhe te arrine ne fitore Pak veshtire sepse ju e keni provuar cdo post .