E vetmja gjë për të cilët PD ka rënë dakord me partitë e tjera opozitare është se kandidati për Tiranën nuk do të jetë nga radhët e forcave politike.
Ditën e sotme opozita ka dalë me emra konkretë për Bashkinë e Tiranës pas shumë ditëve pritje.
Tre emrat potencialë për Bashkinë e Tiranës që janë propozuar në mbledhjen e aleatëve dhe PD janë aktivistja Edlira Cepani, pedagogu Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.
Këto emra janë diskutuar sot në mbledhjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe aleatëve, nga të cilët mund të zgjidhet kandidati i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës që u prezantua nga Edi Rama në Asamblenë e PS më 11 Shtator.
Deri më tani nuk ka dakordësi për asnjë prej tyre dhe negociatat do të vijojnë mes palëve.
E vetmja gjë për të cilët PD ka rënë dakord me partitë e tjera opozitare është se kandidati për Tiranën nuk do të jetë nga radhët e forcave politike.
Ermal Hasimja, pedagog dhe analist politik, është një prej emrave më të njohur për qëndrimet kritike dhe analizat e thelluara mbi zhvillimet politike në vend. Ai ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në fushatën e vitit 2005 që solli Partinë Demokratike në pushtet. Aktiv në media dhe botën akademike, Hasimja ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik.
Edlira Çepani është një nga zërat më të spikatur në fushën e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Aktiviste dhe figurë publike, ajo ka qenë pjesë e disa nismave që synojnë fuqizimin e grave në politikë dhe vendimmarrje. E njohur edhe për angazhimin e saj personal dhe familjar në politikë, Çepani është bashkëshortja e të ndjerit Gerti Bogdani, ish-deputet i PD-së, me të cilin ka dy fëmijë.
Florian Haçka, një tjetër figurë e profilit qytetar, ka spikatur përmes angazhimit të tij në çështjen e të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendit. Ai është bashkëthemelues i nismës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe ka qenë aktiv në përplasjet institucionale lidhur me këtë temë, përfshirë një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe përballjen me heqjen e pasaportës shqiptare. Me formim profesional në Zvicër dhe Gjermani, Haçka ka kontribuar edhe në fusha si teknologjia, turizmi dhe menaxhimi.
Po sot grupi negociator i Partisë Demokratike, pas takimit me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabani ka vijuar sot takimet me krerët e dy partive të tjera opozitare, Mundësia dhe PDIU për të vijuar diskutimet për kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.
Pas takimit për mediat ka folur për mediat Belind Këlliçi, duke thënë se se opozita është e unifikuar për idenë që do të dilet në garë përballë Ogerta Manastirliut me një kandidat të vetëm.
“Kemi dakordësuar që na duhet një kandidaturë e unifikuar e spektrit opozitar. Të gjitha forcat politike kanë një konsensus për të dalë me një emër që mund të përballen me kandidaten që simbolizon covidin dhe vdekjen. Për teknikalitetet, kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakorduar për profilin që duhet të ketë”, tha ai.
Sakaq të pyetur nëse do të hyjnë në zgjedhje, në rast se presidenti Bajram Begaj i dekreton, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u shprehën se vendimi për këtë do të merret nga forumet e larta të partisë.
“I takon forumeve të larta të PD të diskutojë. Kemi deklaruar tashmë që nuk bojkotojmë zgjedhjet por kjo mbetet për t’u parë. Brenda dy ditësh besoj se do të kemi një mbyllje të takimeve formale”, shtoi Këlliçi.
“Do t’ua lejojmë ekspertëve të diskutojnë për reagimin, Ne jemi për bashkimin e gjitha forcave të opozitës bashkë”, tha Alimehmeti.
Po ashtu deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi se është e rëndësishme që nga këto negociata, opozita të dalë me një kandidat të përbashkët, që të jetë një personazh me integritet dhe i distancuar plotësisht nga çdo akuzë.
“Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri. Ne nuk po vendosim asnjë kusht për emër, jemi te parimi. Kemi dhënë dhe ide të tjera. Për ne ka rëndësi parimi dhe nuk po bëjmë kushte për emrit. Do i qëndrojmë parimit. Po respektohet ky parim. Ne mendojmë që kjo është forma e vetme që mund të fitohet Tiranë dhe me emrin me integritet, një model i kundër me Manastirliut. Një njeri profesionist, publik, që i ka vërtet shanset”, tha Kapri.
Këto emra vijnë pasi dy kandiatët e preferuar të demokratëve në zgjedhet e 11 Majit, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, refuzuan kandidimin për Tiranën.
PD gjithashtu ka përjashtuar nga negociatat për emrin e kandiatit, partinë e Arlind Qorit dhe Lëvizjes Bashkë.
Nga ana tjetër ankimi i Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit nga bashkia e Tiranës është një vendim që pezullon përgatitjet e fushatës për Tiranën pasi data e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë shtyhet për disa muaj, derisa Kushtetuesja të marrë vendim, nëse do ta kthejë në detyrë kryebashkiakun e shkarkuar apo jo.
Pa ia vënë veshin kryebashkiakut të burgosur në qelitë e Durrësit, Edi Rama avancoi drejt fushatësi me një nxitim të pazakontë.
Më 11 shtator shpalli shkarkimin e Veliajt dhe në të njëjtën frymë emëroi Ogerta Manastirliun si kandidate. Pas gjashtë ditësh, më 17 shtator, këshilltarët e PS-së u rreshtuan me firmat e tyre nën presion, për ta vulosur atë që u bë fakt më 23 shtator, kur këshilli bashkiak, në aleancë me PD-në, votoi shkarkimin e kryebashkiakut./ Pamfleti
e paskan shitur pra... nuk duan ta fitojne bashkine Tirana.. E dine te gjithe qe emri duhet te jete publik, ndryshe nuk ka shanse...
Florian Hacka eshte njeri me integritet. Ka mbrojtur me pergjegjesi qytetare te drejten e votes se emigranteve,
Ermal Hasimja eshte nje kandidature potenciale, intelektual dhe qytetar ne kuptimin e plote te fjales. Nese vendoset perfundimisht per te, mund te jete nga te vetmit qe premton nje permbysje te madhe dhe pse shume e veshtire. Do jete e turpshme qe Rama te fitoj serish Tiranen, kur e ka shkaterruar me doren e tij ate. Arroganca ne dhenien e lejeve te ndertimit, betonizimi, shkaterrimi i hapesires gjelber etj etj ka ndodhur vetem me bekimin dhe urdherin e drejtperdrejt te ketij kryeministri kaq te korruptuar. Ndaj duhet thene STOP me cdo kusht. Te tregohemi qytetare dinjitoz, mos lejojme te na neperkembin dhe neglizhojne ne kete fare mase. Nuk ka rast tjeter per ta peshtyre ne fytyre jete batakci kryeminister.
Hasimja i ZI dhe KATRAN me BOJË i Sali KRIMINELIT do marr NOC RROKUN në BITHË ! ManastirZEZA ështê KORBË HAJDUTE me FAT që do ketë përballë Hasimen e ZEZË ose NDRUKULLËN Çepani të Sali KRIMIT dhe Sorrosit
Gjyshi nga babai, i Çepanes, Njazi Çepani, është djalë teze, i Rexhep Metajt, babai i Ilir Metajt tonë ish president e ish çtë duashnë këtë vënd.