TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2026, 16:31

Garda e vjetër “rrethon” Ramën/ Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj sinjalizon kandidimin për Bashkinë e Vlorës!

Shkruar nga Pamfleti
Garda e vjetër “rrethon” Ramën/ Pas Braçes në
Malaj-Rama-Braçe

Grupi i socialistëve ‘të vjetër’ kanë nisur të shfaqin lëvizje kundër kryeministrit Edi Rama. Pas Erion Braçes, edhe ish-ministri Arben Malaj ka sinjalizuar mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Vlorës. Ai thekson se do të garojë vetëm si kandidat i pavarur, nëse vendos të hyjë në zgjedhje. Malaj shprehet se është në një proces reflektimi dhe vendimi do të merret me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ai mbetet kritik ndaj qeverisjes së Ramës dhe nuk përjashton kandidimin.

Socialistët e vjetër kanë filluar lëvizjet kundër Edi Ramës. Pas Erion Braçes, i cili ka shprehur dëshirën për të garuar për Bashkinë e Tiranës, edhe ish-ministri socialist Arben Malaj ka sinjalizuar se mund të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, qytet ku dhe jeton.

Malaj shkruan në rrjetin e tij social se ka marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që të konsiderojë kandidimin për Kryetar Bashkie, ku thekson se nëse vendos ta bëjë këtë, do të jetë i pavarur.

"Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk humori i Ramës. Integriteti si Busull, Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme", thotë deklarata.

Ish-ministri socialist që është ndër kritikët e qeverisjes së Edi Ramës, thekson se po e mendon propozimin dhe tani është në një proces reflektimi të thellë dhe vendimmarrja do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës.

"Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë. Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: Kurrë mos thuaj kurrë. Nevoja për t'i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike", vijon Arban Malaj.

Postimi i plotë i Arben Malajt

Mirëdita! Të nderuar bashkëqytetarë dhe kolegë të medias,

Nisur nga zhvillimet e fundit politike dhe deklarimet e kolegut Braçe për një kandidim të mundshëm si i pavarur në Tiranë, kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë.

Në respekt të interesit tuaj, dëshiroj të bëj këtë sqarim:

Parimi i Pavarësisë së Plotë

Nëse do të vendos të kandidoj, në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe përballë asnjë joshjeje apo pazari politik, nuk do të jem kurrë kandidat i Edi Ramës apo i ndonjë force tjetër politike.

Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur, duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk varet nga humori i Ramës.

Integriteti si busull-Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme.

Ajo meriton një shërbim me profesionalizëm të thellë dhe një integritet të patregtueshëm.

Karrigia e kryetarit nuk duhet të jetë mjet për përfitime abuzive, por një përgjegjësi e lartë morale për t’i shërbyer qytetit me duar të pastra.

Përgjigje për gazetarët

I vlerësoj kërkesat tuaja të shumta për intervista, por ju lutem për mirëkuptim. Në këtë fazë, nuk do të nxitoj drejt studiove televizive. Ky është një proces reflektimi i thellë dhe vendimmarrja ime do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës. Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë.

"Kurrë mos thuaj kurrë" - Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: kurrë mos thuaj kurrë. Nevoja për t’i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike.

"Kjo foto mbetet një kujtim i bukur i kohës kur përpiqesha të sillja në Vlorë personalitete ndërkombëtare, jo për qoka biznesi, por për të promovuar sa më shumë Vlorën tonë të mrekullueshme.

Në këtë foto jam me Steve Forbes. Ai ka qenë kandidat brenda Partisë Republikane për President të SHBA-ve (një garë që e humbi), por njihet botërisht si botuesi i revistës prestigjioze 'FORBES'.

Ardhja e tij në Vlorë ishte një mundësi e artë për të vënë qytetin tonë në hartën e vëmendjes së njerëzve me ndikim në botë.

"Nëse do të vendos të kandidoj, përkushtimi im do të jetë: ta bëj Vlorën gjithnjë e më të jetueshme për banorët e saj dhe gjithnjë e më sfiduese. Mirënjohje!

edi rama erion brace arben malaj ps

1 Komente

  1. E
    Enid Zoto

    Ku t'a gjej Vlora nje kryebashkiak si Beni, .... Dashte Zoti te kandidoje Ben Malaj se jam I sigurt qe e fiton. Suisse Ben!!!!

    Lini një Përgjigje