Politike19 Maj 2023, 09:26

"I kanë bërë bllokadë të gjithë", Bushati sfidon publikisht Berishën: Pse ambasadori i Kosovës nuk të takon?

Shkruar nga Pamfleti
"I kanë bërë bllokadë të gjithë",
Ervin Bushati

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka deklaruar se njerëzit refuzuan të votojnë Berishën në 14 maj, pasi atij i është vënë bllokadë nga gjithë bota.

I ftuar në emisioni “Now” në Euronews Albania, Bushati sfidoi Berishën teksa u shpreh se jo vetëm asnjë zyrtar i huaj nuk e takon por as ambasadori i Kosovës.

“Nëse një kandidat të ardhshëm për kryeministër si Berisha i tretë, sot nuk e takon as ambasadori i Kosovës. Sfidë, as atë s’e takon dot. Jo që nuk takon dot të Amerikës e të Anglisë, por as ambasadori i Kosovës nuk e pret. I kanë bërë bllokadë të gjithë, ky popull çfarë do mendojë për një njeri të tillë? Nëse njerëzit se mendojnë se do fitojë në 2025 thonë hajde se po i japim një shans, por që shanset që ai të vijë në pushtet janë zero”, tha Bushati.

ervin bushati berisha ambasadori i kosoves