Politike18 Maj 2023, 22:53

Dorëheqja e Alibeajt, Flamur Noka: E bëri për t’i hapur rrugë rikthimit të Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqja e Alibeajt, Flamur Noka: E bëri për t’i hapur

Sekretari i Përgjithshëm i ‘Rithemelimit”, Flamur Noka duke komentuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së, deklaroi se kjo u bë për t’i hapur rrugën kthimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, siç figuron ende në dokumentet e gjykatës.

Në një intervistë për emisionin “Të Paeskpozuarit”, Noka ashtu si edhe Berisha, u shpreh i prerë se Alibeaj dhe Basha nuk do të pranohen në selinë blu, nëse ndodh një bashkim të demokratëve, duke i cilësuar si mercenarë të Ramës.

Pjesë nga debati në studio:

Noka: E përdorën, e shtrydhën, e hodhën. Nuk ia vlen të hyjmë shumë në komente. Janë ndarë rrugët tona me këtë (Alibeajn) dhe Bravën. Ramës ia njoh një cilësi unë: çdo njeri që e blen, e shtrydh dhe në fund e hedh. Këtë cilësi ia njoh.

Rakipi: Po që bëhet një parti tjetër me Lulzim Bashën dhe kështu dhe që vazhdon ky proces?

Noka: Kjo është hapje e rrugës për atë.

Rakipi: Për Lulzim Bashën.

Noka: Ajo vulë pse u mor. Ajo logo, pse u bë kjo histori?

Rakipi: Nuk duket që kjo i komplikon më tej punët?

Noka: Punët tona jo, punët e veta. Rrugët tona janë ndarë përfundimisht.

Rakipi: Nuk e keni parë idenë që mund të bashkohet kjo parti? Basha në vitin 2021 ka marrë vota goxha. Pse të mos jetë aty?

Noka: Dy vetë që janë shërbëtorë të Edi Ramës nuk kanë lidhje me demokratët. Ky që sapo iku (Alibeaj) dhe ai që ka ikur me strategjinë për t’u kthyer. Çdokush tjetër, çdo anëtar që ka mbetur aty janë të mirëpritur të vijnë të bashkohemi që të luftojmë regjimin. Këta të dy janë dy mercenarë të regjimit për të përçarë opozitën.

Mërtiri: Për çfarë i duhen regjimit këta të dy, këta ju lanë ju?

Noka: Po. Po. Këta për kaq shërbyen, që logo e PD-së dhe emri i Sali Berishës të mos ishte aty, se po të ishin, do të kishte 15 për qind vota më shumë. A doni ta mund Edi Ramën? Më ktheni logon.

alibeaj basha noka