Politike29 Shtator 2023, 17:02

David Wisner takim me ministrin e Jashtëm: Sulmi në Veri i papranueshëm, autorët të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

David Wisner takim me ministrin e Jashtëm: Sulmi në Veri i

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani. Mes çështjeve të rëndësishme që kanë diskutuar kanë qenë edhe situata në veri të Kosovës, ku policia u sulmua nga serbët në 24 shtator.

Wisner dhe Hasani u shprehën se sulmi ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë duhet të dalin para drejtësisë.

Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes.

Ai falenderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

"I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, uroi ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë. Z. Wisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes. Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut", shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

 

 

igli hasani takim ambasada shba