TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2023, 21:30

Sulmi terrorist në Veri, Berisha: Mbështes Kurtin, Vuçiçi një Sllobodan i ri luftënxitës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Veri, Berisha: Mbështes Kurtin,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një polic nga sulmi i terroristëve serbë dhe përgjigjen e policisë së Kosovës, duke vrarë 3 prej agresorëve të armatosur.

Në një intervistë për “A Show” Berisha tha se mbështet Albin Kurtin në vendimet dhe veprimet e tij. Ndërsa për Vuçiçin, Berisha u shpreh se është një Sllobodan i ri luftënxitës.

“Në mënyrë konstante kam qenë dhe jam i mendimit në të drejtën kushtetuese të pakundërshtueshme të të drejtës së autoriteteve të Kosovës të vendosin ligjin në të 4 skajet e atij vendi. E konsideroj mospërmbushje të detyrës nëse nuk e bëjnë këtë.

Mendoj se qeveria Kurti në këtë drejtim ka bërë hapa të duhur. Mund të ishin në vlerësimin tim edhe më të fortë, jo në intimidimin e popullatës serbe, por garantimin e jetës dhe zhvillimit normal të saj, të serbëve dhe shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo për mua.

Kryeministri Kurti ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse sot në komunat e veriut të Kosovës, mungon policia serbe për shkak të luftënxitësit, Sllobodanit të ri që quhet Aleksandër Vuçiç sepse është ai që urdhëroi pa asnjë arsye ligjore, zhveshjen e 500 policëve apo më shumë, që ishin në këto komuna. Kjo nuk do të thotë kurrë që ai mund të marrë peng, as rendin kushtetues as qeverinë e Kosovës.

Përshëndes çdo hap që bëhet në zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës", tha Berisha.

berisha vucic kurti kosove

Lini një Përgjigje