TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2024, 13:03

Ish-ministri Saimir Tahiri shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ministri Saimir Tahiri shkon në SPAK
Ish-ministri Saimir Tahiri në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkuar ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se ndaj ish ministrit të Brendshëm ka nisur një hetim pasuror.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". 

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë. 

Tahiri vuan nga një sëmundje ndërkohë dalja e tij nga banesa është bërë për shkak të thirrjes nga prokurori i SPAK Elvin Goga që po heton pasurinë e ish ministrit të Brendshëm.

Mësohet se hetimet janë shtrirë dhe në personat familjarë të tij,  bashkëshortja dhe kunati i tij.



saimir tahiri spak

Lini një Përgjigje