Politike30 Mars 2023, 22:27

“Jemi përballë një bande”, Igli Cara: Në Durrës ka presione dhe kërcënime me heqje nga puna

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi përballë një bande”, Igli Cara: Në

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara është shprehur se qyteti bregdetarë ndodhet në gjendje të mjerueshme, për shkak të keq menaxhimit të fondeve

Në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin “Open” në “News24”, Cara tha gjithashtu se po ushtrohet presion me heqje nga puna ndaj administratës.

Kam respekt për një pjesë të administratës së PS që nuk kanë lidhje me këtë bandë, por që sot janë nën presion. Ka kërcënime për heqje nga puna e shumë të tjera. Duke nisur që nga zoti Dako, banda e tij prej kaq vitesh udhëheq Durrësin dhe nuk është një kryetar bashkie por sillet si pronar i Durrësit. Ka keq-menaxhuar fondet publike. Rezultatet në Durrës, ka një diferencë shumë të vogël.

Por duhet të kemi parasysh që ka përdorur të gjithë elementët duke filluar që nga fondet e ndërtimit. Të gjitha paratë publike janë investuar për të bërë stimulimin e njerëzve që janë pranë zotit Dako. Këto zgjedhje nuk janë politike, janë administrative dhe po flasim për zgjedhje që do të menaxhojnë qytetin. E gjithë opozita është e bashkuar si asnjëherë tjetër. Ju them se e gjithë kjo garë duhet të fokusohet në faktin se ku do të menaxhohet qyteti. E them se qyteti i Durrësit duhet të bëjnë ndryshimin e madh. Në Durrës janë 5 mijë nxënës që ende janë me dy turne”, tha ai.

 

igli cara durrës presione