Politike30 Mars 2023, 22:05

Rama keq me sondazhet? Provokon Arjan Çani: Mund të jepte edhe nga 2 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Rama keq me sondazhet? Provokon Arjan Çani: Mund të jepte edhe nga 2

Gazetari Arjan Çani tha sot se vendimi i Ramës për të rritur pagën mesatare në 900 euro mund të lidhet me rezultate negative të sondazheve të brendshme në PS.

Sipas tij, synimi i Ramës për të marrë një mandat të katërt apo të pestë justifikon çdo vendim të kryeministrit.

Mos ndoshta nuk i dalin sondazhet mirë, se këta kanë sondazhet e tyre të brendshme. Të kuptojmë pse po e bën ky njëri  këtë. Në Francë kur ai e rrit pak karburantin u ngritën të gjithë dhe Macron e anuloi, tani po digjet gjithë qyteti dhe ai s’e ndryshon se do iki. Rama do të zgjidhet, Rama mund të jepte edhe 2 mijë euro”, tha Çani në “Euro News”.

cani rama sondazhe