Politike30 Mars 2023, 20:48

“Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia”, Bamir Topi ironizon Berishën: Kush ja mundësoi kryeministrit këto pushtete?

Shkruar nga Pamfleti

“Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia”, Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur sa i takon situatës politike në vend, komentoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka theksuar se kryeministri Rama ka pushtet 10 % më shumë se Ramiz Alia.

I ftuar në emisionin “Frontline” në “News24” Topi me tone ironizues, pyeti se ‘kush ia mundësoi kryeministrit këto pushtete, duke lënë të kuptohet se edhe vetë opozita është fajtore për gjendjen në të cilën ndodhet vendi sot.

Berisha tha sot në Krujë se Rama ka ‘10% më shumë pushtet se Ramiz Alia’. E vërtetë, por kush ia dha Ramës? Ai ia dha. Ramiz Alia kishte një sens të modernizimit, se e dinte se çfarë e priste, tek e fundit në ato zgjedhje ai u rrëzua dhe u dorëzua. Por këta janë në fuqi eksponenciale, Ramiz Alia në katror, në kub si të doni ju. Ramës i kanë dhënë pushtet të pakufizuar. Ne jemi në të ashtuquajturën demokraci. Kur ne diskutojmë për historinë e demokracisë, nuk diskutojmë për veten, por për gjeneratat. I cilëson zgjedhjet lokale si ‘zgjedhjet e jetës’. Një politikan karriere di që ti ndajë gjërat. Punon për sistemin, jemi në demokraci dhe sistemi nuk të lejon rotacion”, tha Topi.

topi berisha pushteti ramës