Politike30 Mars 2023, 20:08

Dosja me pagesat ruse, Kryemadhi “kërcënon” “Top Channel”: Shihemi në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

Dosja me pagesat ruse, Kryemadhi “kërcënon” “Top

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas publikimit nga “Top Channel” të disa dokumenteve që tregonin përfshirjen e ish kryetares së LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Kryemadhi me anë të një reagim të shkurtër në rrjetin e saj social “Facebook” është shprehur se shkrimet janë të financuara nga para të vjedhura nga shqiptarët dhe ka paralajmëruar se TV që ka publikuar këto materiale do të paditet në gjykatë.

Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë”, shkruan Kryemadhi.

Në dosjen e publikuar nga “Top Channel” shfaqen fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Monika Kryemadhi, politikane shqiptare dhe bashkëshortja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Faktet e zbuluara tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës.

kryemadhi kërcënon top channel