TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 21:58

“Ju jeni bashkë atje të gjithë”, Xhelal Mziu sherr me gazetarin në emision: Ore ky nuk është në terezi!

Shkruar nga Pamfleti

“Ju jeni bashkë atje të gjithë”, Xhelal Mziu sherr me

Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit demokrat dhe gazetarit Ardit Rada në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Mziu i ka kërkuar gazetarit që të hedhë sytë nga qeveria dhe të mos sulmojë opozitën, ndërsa Rada iu drejtua duke i thënë: “I ke mbajtur pishtarin kryetarit”.

Mziu akuzoi mazhorancën se nuk merr parasysh propozimet e opozitës për KLSH-në apo Avokatin e Popullit, si dhe për bllokimin e komisioneve hetimore. Ai e quajti Radën “patronazhist” dhe përmendi çështjen e inceneratorëve që sipas tij i kanë kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro.

Nga ana e tij Rada iu përgjigj duke i kujtuar opozitës sjelljen në zgjedhje dhe e akuzoi shfaqje të shëmtuara politike.

DEBATI:

Rada: Ju jeni bashkë atje të gjithë. Se po të mos ishit bashkë se bënit këtë Kod Zgjedhor.

Mziu: Bashkë je ti, krimi dhe Rilindja.

Rada: Filloni tani thoni jo po s’na lanë neve të flisnim. Këto s’janë muhabete parlamenti more zotëri. Po këto janë pasojat e listave të mbyllura. Janë pasojat e shërbimeve që ju keni bërë ju kryetarëve, që ju keni mbajtur pishtarin për hallet e veta personale.

Mziu: Ore ky nuk është në terezi, ose po ja sjellin tani me telefon. Ai e ka mendjen tek shahu se po pret me lujt shah.

Rada: Po pse mor kur ka dalë rroga ndonjëherë herë në këtë vend. As rroga e shtetit dhe e privatit, më tregon ti mua shifrat. Me 53% e popullit që ka zgjedhur qeverinë është idiote, ndërsa ky 39% janë ata intelektualet që na vijnë vërdallë si xhebraili. A e kuptoni çfarë flisni?

Mziu: Ne kemi dërguar emrat për kreun e KLSH nuk janë marrë në konsideratë ka më shumë se 3 vite që dërgojmë emrat për avokatin e popullit dhe nuk zgjidhet. Ishte rasti i zgjedhjes së presidentit të republikës që kanë qenë personalitet që ishin vlerë për Shqipërinë dhe nuk u morën në konsideratë. Kjo duhet të shqetësojë ty nuk paska opozita e Shqipëria personalitete për të përfaqësuar veçse në ti je patronazhist.

Rada: Mbarove?

Mziu: Më duket je futur në ndonjë pus dhe je i paingranuar me situatën në Shqipëri.

Rada: Nuk dua ta kaloj në personale këtë histori. Shfaqje më të shëmtuara që keni dhënë në zgjedhje nuk ka dhënë njeri.

Mziu: Dhe ti duhet të kesh qenë blerës votash se dukesh edhe kështu.

Rada: Të flas unë për çfarë u pyeta dhe të iki. 

Mziu: Etaloni i pastër i tjetërsimit të votës duhet të jesh.

Rada: Atë debatin e munguar në Kuvend na e nxirrni ne që mendojmë ndryshe.

Mziu: Ti mendon fiks si partia.

Rada: Po të mendoja si partia isha unë në Parlament dhe nuk do ishe ti, opozita duhet të jetë modele dhe në rastin e qeverisë.

Mziu: Kishim komisionet hetimore, për dy vite kemi paraqitur disa kom hetimore dhe qeveria ndryshoi ligjin. Nëse ka ndonjë check balance në parlament është opozita që duhet  të monitorojë përdorimin e financave në Shqipëri dhe nuk është ngritur asnjë komision se qeveria ndryshoi ligjin e ngritjes së komisioneve, penalizoi deputetë që nëse shtyheshin para parlamentit përjashtoheshin me 60 ditë unë dhe kolegë të mi jemi përjashtuar dhe kemi marrë dënime nga ky parlament që nuk ka asnjë në botë. Opozita nuk ka asnjë mjet tjetër veç fjalës.

Rada: Unë di që juve ju ka ardhur kryeministri në komision hetimor dhe jeni tallur e keni bërë shou.

Mziu: Bëj lojë shahu se je i paazhornuar, kryeministri që ishte në atë komision 430 milionë euro u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë. Hajde shkojmë në Sharrë dhe shohim se çfarë objekti ka. Vetëm atje kanë shkuar 200 milionë në 3 inceneratorë kanë shkuar 430 mln euro.

Rada: A do të filloj unë nga 92 sesa tanke e avionë keni shitur ju?

 

Lini një Përgjigje