TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2026, 14:40

Jurgen Karaj u gjet pas 1 muaji, deputetja e PD në Mat falënderon Vjosa Osmanin: I dha fund ankthit të familjes

Shkruar nga Pamfleti
Jurgen Karaj  u gjet pas 1 muaji, deputetja e PD në Mat falënderon
E mori rrjedha e lumit pas aksidentit, gjendet pas 28 ditësh trupi i pajetë i të riut

Pas gjetjes së trupit të Jurgen Karajt në lumin Mat, një ngjarje që tronditi komunitetin e Klosit dhe Matit, deputetja e PD në Mat, Denisa Vata, ka shprehur mirënjohje për angazhimin institucional dhe human të autoriteteve të Kosovës.

Vata ka falënderuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të cilat me ndërhyrjen e tyre i dhanë fund ankthit disajavor të familjes dhe komunitetit lokal, duke nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve shqiptare.

30-vjeçari Jurgen Karaj nuk gjendej prej një muaji, pasi makina me të cilën udhëtonte bashkë me shokun e tij, ra në përrua.

"Së pari, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Karaj, të afërmve dhe miqve, për humbjen e dhimbshme të bashkëqytetarit tonë Jurgen Karaj.

Një falënderim i veçantë për Presidenten e Republikës së Kosovës dhe Komandanten Supreme të Forcave të Armatosura të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për angazhimin e menjëhershëm institucional dhe përkushtimin njerëzor në dërgimin e ekipit special të kërkim-shpëtimit në Bashkinë Klos.

Mirënjohje e thellë për Forcat e Armatosura të Kosovës, profesionalizmi dhe përkushtimi i të cilave bënë të mundur gjetjen e trupit të Jurgen Karaj, duke i dhënë fund ankthit të familjes dhe komunitetit.

Falënderoj gjithashtu Forcat e Shqipërisë dhe strukturat vendore për angazhimin e tyre në këtë proces të vështirë, si dhe ish-deputetin e Matit dhe Këshilltarin e Presidentes Osmani, z. Kreshnik Çollaku, për ndërhyrjen dhe ndihmën e drejtpërdrejtë që dha për një bashkëqytetar të tij, e cila kontribuoi në mobilizimin e shpejtë të ndihmës.

Duke qenë se ngjarja preku një rreth me dy bashki, Mat dhe Klos, i bëj thirrje institucioneve vendore të të dyja bashkive që të nderojnë Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me titullin më të lartë të mirënjohjes së bashkive tona, si shprehje respekti dhe vlerësimi për solidaritetin e treguar.", shkruan deputetja.

Për gjetjen e tij prej 28 ditësh u zhvilluan kërkime nga forcat e Policisë, polumbarët e RENEA-s, Forcat e Ushtrisë dhe një njësi speciale e FSK të Kosovës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në 9 janar, kur Karaj po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i drejtuar nga 24-vjeçari Andi Losha.

Për arsye ende të paqarta, makina humbi kontrollin dhe ra në përroin pranë fshatit Dars, duke u zhytur në rrjedhën e ujit.

Policia dyshon se Karaj është marrë nga rrjedha e përroit e kërkimi vazhdon intensivisht.

Shoferi Andi Losha është arrestuar menjëherë pas aksidentit, pasi autoritetet e akuzojnë për mosdhënie ndihmë ndaj një personi të përfshirë në incident.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e secilit.

deputetja e pd në mat falënderon vjosa osmanin

Lini një Përgjigje