TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 14:41

Ka apo jo lidhje Kryemadhi me rusët? PS presion drejtësisë: Oligarkët e Putinit kanë shtrirë tentakulat deri në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ka apo jo lidhje Kryemadhi me rusët? PS presion drejtësisë:

Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me insistim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga  rusët.

Në një komunikim për mediat, deputeti Petro Koçi u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.

“Një deputet që merr para nga kompani oligarkësh rus, nuk mund të injorojë opinionin publik dhe organet e drejtësisë. Drejtësia e re duhet të japë zgjidhje. Është një çështje urgjencë për sigurinë tonë. Drejtësia nuk duhet të humbasë kohë teksa të dhënat e mediave ngre dyshime të forta se oligarkët rusë kanë shtrirë duart nëpërmjet parave, ” tha ai

Ai shtoi se është e patolerueshme që një deputete të  marrë para nga kompani oligarkësh rusë.

“ Në një nga faturat pasqyrohet deputetja Kryemadhi. Kryemadhi duhet të sqarojë se në çfarë lloji biznesi është përfshirë ajo vetë. Çfarë u ka premtuar rusëve në fitim? Si mund të përfshihet në këtë çështje? Si mund të bëj biznes me rusët bashkëshortja  e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë. Drejtësia do të duhet të hetojë dhe të dalë në një përfundim për akuzat që ngrihen në media”, tha ai.

rama ps monika

Lini një Përgjigje