Politike 2 Qershor 2023, 19:08

Reforma në Drejtësi, Rama: S’ka kthim pas, as kompromise

Shkruar nga Pamfleti
Reforma në Drejtësi, Rama: S’ka kthim pas, as kompromise
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në vijim të turit të falënderimeve, është ndalur në Tiranë.

Nga Kamza, Rama ka komentuar reformën në drejtësi, duke thënë se kjo u iniciua nga PS dhe do ta vazhdojnë ta mbështesin këtë reformë që tashmë nuk ka më kthim pas.

Kush abuzon me detyrën, Rama thotë se duhet të marrë ndëshkimin e duhur dhe s’do ketë kompromis me askënd.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.

Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme. Këtu e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, megjithëse se s’kemi pranuar duke mbajtur qeverisjen e këtij vendi për të vazhduar avazin e disa shekujve ku të pushtetshmit, kurrë asnjëherë nuk janë thirrur asnjëherë nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. Ne e kemi zgjedh këtë rrugë, s’ka kthim mbrapa dhe kompromis me askënd. E kam ditur që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, por rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me shumë vështirësi, situata të shëmtuara, të hidhura, njerëz që kanë marrë gjithçka”, tha Rama.

 

edi rama