TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2023, 18:13

Kë njeh PS si opozitë? Spiropali flet për përplasjet brenda PD: Ne kemi një vijë të kuqe për Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Kë njeh PS si opozitë? Spiropali flet për përplasjet brenda
Elisa Spiropali

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjet  mes grupeve Berish-Bardhi-Basha.

Sipas saj gjendja në PD është e pashpresë.

Spiropali për rikthimin e Lulzim Bashës, ajo thotë se sëpari atij i duhet të përballet me Sali Berishën.

Pjesë nga intervista për emisionin  “Kjo Javë”:

Situata e opozitës, si e shihni?

E paqartë, ne në parlament po kemi një vështirësi për të komunikuar dhe për të ndarë kush është kush sepse grupi parlamentar duhet të ishte mbledhur dhe të kishte marrë vendime. Por ne na takon si shumicë të çojmë para nismat tona, nuk mund të mbetemi peng.

Kë njeh PS si opozitë?

Nuk mund të jemi ne matematicienët që mund të zgjidhim. Për ne të gjithë deputetët janë njësoj, ne gjykojmë mbi krijim e grupeve dhe presim që ata të na qartësojnë mbi numrin dhe partitë e tyre.

Si e keni parë aksionin e Gazment Bardhit?

Kjo çorodi midis dy njerëzve ka krijuar edhe këtë ngërç në kuvend dhe ka privuar qytetarët nga një opozitë që mund të jetë alternativë. Kjo nuk është mirë as për ne dhe as për ta. Opozitë që ka nevojë për t’u mbledhur dhe për të vendosur. Nuk ua qajmë hallin se kemi punën tona, por jemi gati të përballemi dhe me secilën prej këtyre copëzave ose me të gjithë sëbashku.

Si e shihni pozicionin e Lulzim Bashës përballë jush?

Basha i shlodhur, ka pushuar, është i qetë, habitem, e kam zili si është kaq i qetë dhe si pretendon të garojë jo vetëm përballë Berishës por dhe si alternativë. E shoh të pashpresë situatën mes tyre. Ne vijë të kuqe kemi raportin non-grata me aleatët.

pd elisa spiropali

Lini një Përgjigje