Politike28 Shkurt 2024, 13:56

Kërkoi në Samit prodhimin e municioneve, Zelensky: Rusia kërcënim serioz për Ballkanin!

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi në Samit prodhimin e municioneve, Zelensky: Rusia
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky në konferencë për median tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin.

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

Zelensky u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të jenë bashkë për t’i bërë ballë Rusisë. Sipas Zelenskyt, nëse Rusisë do i jepet mundësia për destabilizim, do ta shfrytëzojë.

Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne. Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike. Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime”, u shpreh ai.

Presidenti Volodymyr Zelensky në konferencë për median tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin.

"Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur.

Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e ballkianit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. Rusia do të destabilizojë më tej  nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh. Vendet balltike e Ballkani janë në kërcënim serioz, aty ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”-tha Zelensky.

Zelensky thotë se vetëm duke qenë së bashku mund të arrihet paqja.

"Ne mbështesim edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne. Faleminderit për bashkëpunimin. Ajo u shpreh edhe nga Rama, është e një rëndësi e madhe për ne. Ukraina si edhe gjithë rajoni i Europës Juglindore, duhet të vijojmë që së bashku të ecim para, të merrni pjesë në samitin global të paqes, të na mbështesni në planin me 10 pika për paqe. Puna për paqe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë se një person i vetëm agaresori. Më lejoni të falënderoj për këtë samit Ramën, lavdi Ukrainës", tha Zelensky.

 

volodymir zelensky