Politike28 Shkurt 2024, 13:57

“Shqipëria, një prej shtëpive tuaja”, Rama tregon premtimin që i kishte dhënë Zelensky para luftës

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria, një prej shtëpive tuaja”, Rama tregon

Kryeministri Edi Rama ka treguar një premtim që presidenti Zelensky i kishte dhënë disa kohë më parë, para se të niste lufta.

Rama tha në një konferencë të përbashkët me Zelenskyn se tashmë Shqipëria është një prej shtëpive të tij, por dhe të ukrainasve.

“Jam i lumtur që ju mbajtët premtimin, ma dhatë kur kishte paqe, para luftës që do të vinit në Shqipëri. Dua t’u garantoj se tani dhe përherë, Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, vendeve ku çdo bashkëqytetar i juaji mund të ndihet si në shtëpi. Presim që të forcojmë bashkëpunimin tonë, të punojmë sëbashku për mundësitë e bashkëpunimit. Ukraina do të shijojë paqen dhe gjumin pa sirenat e alarmin”, tha Rama.

 

rama premtim zelensky shqiperia