Politike28 Shkurt 2024, 13:40

Rama konferencë me Zelenskyn: U mblodhëm kundër pushtuesve neo-imperialistë

Shkruar nga Pamfleti

Rama konferencë me Zelenskyn: U mblodhëm kundër pushtuesve

Pak më shumë se një orë punimesh ka përfunduar samiti për Ukrainën në Tiranë.

Pas përfundimit të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky po japin një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se jo vetëm institucionet apo politika shqiptare, por i gjithë populli shqiptar është krah Ukrainës, krah të drejtës.

Ai theksoi më tej se “jemi të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës”, duke shtuar se presidenti Zelensky po që qëndron për demokracisë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojnë të ndërtojnë.

"Faleminderit të gjithëve dhe mbi të gjitha, atyre mes jush që keni ardhur në Tiranë nga rajoni ynë. Është një moment i veçantë për ne në Shqipëri, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës. Jemi mbledhur kundër forcës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë.

Jam i nderuar që patëm mundësi që të mbajmë qëndrimin tonë, jo vetëm si Shqipëri, por si bashkësi vendesh dhe kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë pro Ukrainës.

Jam krenar dhe e kemi bërë të qartë se nuk është vetëm qeveria, Parlamenti, jo vetëm institucionet por u gjithë kombi e populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur", u shpreh Rama.

 

rama konference zelenksy pushtues