TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2025, 13:25

“Kodi Penal miratohet vetëm me “OK” e BE-së”, ministri Manja: Së shpejti vendim për dekriminalizimin e shpifjes

Shkruar nga Pamfleti

“Kodi Penal miratohet vetëm me “OK” e BE-së”,

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një deklaratë për gazetarët pas tryezës së parë të konsultimit të Kodit Penal, deklaroi se Shqipëria do të ketë një Kod Penal vetëm kur të marrë ‘OK’ nga Brukseli.

“Shqipëria do të ketë një Kod Penal kur të ezaurohen të gjitha fazat e konsultimit të brendshëm dhe të ketë marrë vulën në Bruksel. Do të diskutohet, mund të mos arrihen qëndrime për nene të caktuara, por çdo nen do i nënshtrohet konsultimit e debatit publik”, tha Manja.

Më tej ministri theksoi se për Kodin e ri penal do të ketë 25 tryeza konsultimi publik, të cilat do të shërbejnë për të perfeksionuar atë.

“Unë nuk di praktika në botë drafte e kode të rëndësishme si kodi penal të shkruhen nga grupe interesi të caktuara, por duhen konsultuar prandaj ishim sot këtu dhe do bëjmë 25 tryeza të konsultimit publik. Drafti është hartuar nga ky grup pune që e kryesor kreu i magjistraturës dhe tani i takon konsultimit publik për ta pasuruar këtë draft”, tha ministri.

I pyetur për dekriminalizimin e shpifjes, ministri Manja tha se kjo çështje po diskutohet dhe së shpejti do të ketë një vendimmarrje për të.

“Brenda muajit tetor do kemi një tryezë të veçantë për disa ndryshime në kodin penal ekzistues, janë 6 direktiva që kemi marrë angazhim, ku përfshihet edhe dekriminalizimi i shpifjes. Jemi në diskutime me Brukselin sa i takon dekriminalizimit të shpifjes do të kemi një vendimmarrje shumë shpejt për këtë”, përfundoi ai. 

Lini një Përgjigje