
Ditën e sotme, 29 shtator, siç ishte parashikuar, ka nisur në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në Konferencës së Kryetarëve po shqyrtohen dy kërkesat e PD-së për ngritjen e komisioneve hetimore.
Bëhet fjalë për rastin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi, siç janë çështja e sterilizimit dhe check-up.
Gjatë diskutimit, Gazment Bardhi i ka kërkuar mazhorancës se nëse kanë pretendime për subjektin, mund t’i riformulojnë.
“Nese keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës duke shkelur Kushtetutën e Shqiperisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozites çdo hapsirë. Është kushtetuta, që i garanton Opozitës të drajtat për komisionet hetimore”, tha Gazment Bardhi.