
Babloku e ka talljen pjesë të vetëkënaqësisë…
Qeveria ka rritur pensionet.
Prisni! Mos thoni direkt ‘i hëngshi gëzuar’!
Jo për gjë, po ç’të hanë të shkretët. 13 mijë lekë të vjetra në muaj as 3 herë letra higjienike nga ato ‘grricëset’ nuk blejnë dot.
Këta të Qeverisë çfarë blejnë vetë me 13 mijë lekë në muaj?
Çfarë talljeje! Për vete vjedhin përditë miliona euro, e popullin e çojnë në zgrip që në fund ta blejnë jo lirë, po falas.
Vendimi nis zbatimin në 1 Tetor, dhe lajmin e dha vetë Babloku.
Të isha si ai do kisha turp të jepja këtë lajm.
Po ai e ka pjesë të vetëkënaqësisë talljen…
A ka ndonjë reagim nga opozita sot? Jo!
Është fundjavë, janë shpërndarë nëpër vila e aty ‘wireless’ punon për të tjera punë.
Fundja pse të reagojnë, rrogat e pensionet ja rritën vetes me një seancë të vetme, duke harruar fare armiqësitë.
Pensionin do e marrë si mbret edhe Selami Jenisheri…
Aq keq kanë shkuar punët, sa ka shumë hallexhinj të shkretë që edhe dilemën e famshme të Shakespeare-it ‘të jesh a të mos jesh’ e kanë zgjidhur./Pamfleti