
Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali në Romë u mbyll me shkëmbimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit që u nënshkruan.
Giorgia Meloni është shprehur sot gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Italia dhe Shqipëria edhe në arenën ndërkombëtarë kanë një vizion të përbashkët.
Meloni tha se Shqipëria sillet si një vend i BE.
“Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociata për anëtarësim në BE, një kapitull teknik.
Të hapnim negociatat me marrjen e kryesisë së Italisë, që do të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të viti 2026. Vazhdojmë të themi që nuk është zgjerim i Evropës por një ribashkim të saj, Shqipëria është një vend evropian, ajo që na takon ne është ta ndjekim këtë proces sa më serioz dhe të shpejtë.”-u shpreh Meloni.
Lini një Përgjigje