TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 15:33

“Ditë historike”, Meloni konferencë të përbashkët me Ramën: Duam që marrëdhënien Itali-Shqipëri ta shndërrojmë në thesar

Shkruar nga Pamfleti

“Ditë historike”, Meloni konferencë të

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Romë, deklaroi se kjo ishte një ditë historike për të dy vendet. Ajo deklaroi se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët e thella dhe se bashkëpunimi do të vijojë, gjë që u tregua edhe me firmosjen e 16 marrëveshjeve.

“Jam e kënaqur që mirëpres kryeministrin Edi Rama në Romë në një ditë që mund të quhet historike. Jo vetëm për faktin se qeveritë tona takohen në format të këtij lloji, por për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët thellë. Shkojnë përtej interesave, kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë sonë plenare me të paktën 20 ministra që morën fjalën duke folur në mënyrë ekskluzive italisht, pa pasur përkthim.

Mendoni sesi Italia ka qenë dhe është pikë referimi për Shqipërinë. Duam që marrëdhënien ta shndërrojmë në thesar. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, do t’i vendosim marrëdhëniet tona në një plan më të thellë. Kemi lënë një tjetër takim për krijimin e një forumi ku do përfaqësohen ndërmarrje. Kemi përcaktuar drejtimet ku do vijojë bashkëpunimi ynë duke u përqendruar te korridori i 8-të”, u shpreh Meloni.

Lini një Përgjigje