
Gazetari, Lavdrim Lita e ka cilësuar kongresin e Partisë Socialiste ditën e djeshme si një shou të madh politik.
Sipas tij, e gjitha ishte një tallje, pasi kishte nga ata ë prisnin zhvillime nga ky kongres, por në fund nuk pati asnjë rezultat.
"Ishte një shoë i madh politik i organizuar nga partia socialiste pas disa muajsh që paralajmëronin kongresin e tyre të jashtëzakonshëm.
I jashtëzakonshëm nuk ishte asgjë përvec fjalimit të Edi Ramës që deklaroi se do qeveriste përmes inteligjencës artificiale.
Ishte një shaka e madhe pasi kjo u pa edhe tek fytyrat e zymta të anëtarëve të asamblesë së PS.
Problem i kësaj qeverie dhe i socialistëve nuk është inteligjenca artifciale, por janë emrat që janë keqpërdorur dhe kanë keqqeverisur”, tha ndër të tjera Lita.
Lini një Përgjigje