TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 12:02

Korporata e Investimeve, Tabaku sfidon ministren: Na tregoni inventarin e pronave? Po krijoni ishuj korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti
Korporata e Investimeve, Tabaku sfidon ministren: Na tregoni inventarin e
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku zhvilloi një interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, i cili e delegoi procedurën te ministrja Delina Ibrahimaj.

Tabaku në Kuvend ngriti një sërë pyetjesh mbi funksionimin dhe transparencën e korporatës shtetërore, duke kërkuar informacion të detajuar mbi inventarin e pronave dhe mënyrën e bashkëpunimit me privatët.

“Cili është inventari i këtyre pronave që ka kjo korporatë. Mbi çfarë parimesh bëhen ujditë me privatët. Si përzgjidhen, si garantohet që korporata nuk është e lidhur me krimin, siç ka ndodhur me PPP. Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë Korporatë, që do të shembë Pallatin e Kongreseve dhe do të ndërtohen kulla, apo dhe shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’, ku do të ndërtohen kulla. Ndaj Rama duhet të vinte të jepte llogari. Asnjë transparencë. Edhe për një stilolaps kërkohet transparencë, po për projektet e mëdha? Pse nuk botohen bilancet, raportet vjetore?”, tha ajo.

Deputetja demokrate ngriti shqetësime edhe për projekte konkrete, duke përmendur Pallati i Kongreseve dhe shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, për të cilat, sipas saj, ka plane për ndërtime kullash.

“Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë korporatës, që mund të çojë në shembjen e tij dhe ndërtimin e kullave? E njëjta gjë edhe për shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’,” tha Tabaku.

Ajo akuzoi qeverinë për mungesë totale transparence, duke theksuar se nuk publikohen bilancet dhe raportet vjetore për projektet e mëdha.

“Unë e di që këtu nuk ka vlerë as fjala, por unë do e vijoj diskutimin. 6 vjet nga krijimi i Korporatës, është bërë e qartë se pse u bë një ligj special për të. Është e qartë pse Shqipëria donte të krijonte një mekanizëm për të anashkaluar ligjin e prokurimeve publike.

Sipas saj, Korporata është krijuar pikërisht për qeveritarët dhe klientët e tyre.

“Po krijojnë ishuj korrupsioni e paligjshmërie”, theksoi ajo, duke e “sfiduar” ministren Ibrahimaj t’i përgjigjet qoftë njërës nga pyetjet.

interpelanca për korporatën e investimeve

Lini një Përgjigje