TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 11:40

Kuvendit nuk iu interesojnë hallet e qytetarëve, shumica e deputetëve braktisin sallën

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendit nuk iu interesojnë hallet e qytetarëve, shumica e
Kuvendi bosh, shumica e deputetëve braktisin sallën

Vetëm 1 orë dhe 30 minuta pas nisjes së parlamentit shumica dërrmuese e deputetëve janë larguar. Karriget e tyre tashmë janë bosh, ndërsa në podium gjendet deputetja e PD, Jorida Tabaku që po parashtron argumentet lidhur me Korporatën e Investimeve, një interpelancë e kërkuar me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit ia ka deleguar ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimajt.

Sot Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.

Deputeti demokrat Klevis Balliu tha se inkriminimi i krimit në radhët e uniformave blu nuk është akuzë politike, duke shtuar se kjo cenon sigurinë kombëtare. Balliu solli rastin e Oltion Bistrit apo Henrigert Mitri, ish-efektivë të përfshirë në trafik droge, apo të agjentit të AMP-së që ishte në makinë me Gilmando Danin në momentin e atentatit mafioz në Rinas.

Akuzat u hodhën poshtë nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili tha se Policia e Shtetit nuk ka pse të bëhet pjesë e narrativave politike dhe e baltës. Ministri nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe se progresi kundër krimit e korrupsionit ka qenë i qëndrueshëm. Lamallari tha se kemi një ulje të vrasjeve me 50%.

Më pas Lamallari do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetit Arjan Ndoja, si dhe deputetit Erald Kapri.

Në seancën e sotme u fol edhe për paralajmërimin e Ambasadës së SHBA për kërcënimet nga Irani.

 

kuvendi bosh shumica e deputetëve braktisin sallën

Lini një Përgjigje