Ministrja digjitale shqiptare, bëhet objekt diskutimi gjatë një takimi të nivelit të lartë në Rusi...
Në vend që të bëhej simbol i inovacionit, “Diella”, ministrja e parë në botë e krijuar me inteligjencë artificiale, është kthyer në objekt talljeje dhe ironie në skenën ndërkombëtare. Këtë herë edhe nga Moska.
Në një deklaratë publike gjatë një takimi të nivelit të lartë të vendeve anëtare të Paktit të Sigurisë Kolektive (CSTO), kryetari i Dumës së Shtetit rus, Vyacheslav Volodin, ironizoi vendimin e Shqipërisë për të emëruar një avatar digjital në post qeveritar. Ai deklaroi se “në një vend të Evropës tashmë kanë shkuar aq larg, saqë i kanë dhënë një IA post ministror, dhe ajo është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre”.
Ky koment u përcoll me të qeshura dhe reagime përçmuese nga zyrtarët rusë, të cilët e konsiderojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në administratë si një “teprim perëndimor” pa baza ligjore dhe me rrezik të lartë për sigurinë.
????⚡️ President Vladimir Putin meets in the Kremlin with the heads of parliaments of the Collective Security Treaty Organization (CSTO) member states
— RussiaNews ???????? (@mog_russEN) December 9, 2025
Duma Council Chairman Vyacheslav Volodin reveals a scandal in a European country:
"In one of the European Union countries, they… pic.twitter.com/U8t6EUyxuz
Por ajo që e ka ushqyer më tej këtë valë ironie ndërkombëtare është një lajm i rremë, i përhapur nga portale të panjohura, që pretendonin se Diella ishte "arrestuar" për korrupsion në prokurimet publike dhe se kishte pranuar “ryshfet në kriptovaluta”. Lajmi, që më pas u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe disa media ndërkombëtare të zonës ruse dhe afër saj, u demaskua si satirë nga burimi fillestar, një faqe që prodhon përmbajtje humoristike.
Në realitet, Diella nuk është person fizik, nuk ka status juridik për t’u “arrestuar”, dhe është pjesë e një platforme dixhitale të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të reformës për transparencë në prokurimet publike.
Megjithatë, eksperimenti me ministren-bot ka prodhuar më shumë meme dhe sarkazëm sesa admirues në botën ndërkombëtare. Mediat perëndimore e kanë cilësuar si “një hap inovativ, por të diskutueshëm”, ndërsa kritikët në Shqipëri e kanë akuzuar qeverinë për spektakël teknologjik që fsheh problemet reale të qeverisjes.
Analistët ndërkombëtarë vërejnë se përdorimi i Inteligjencës Artificiale në poste vendimmarrëse qeveritare është një çështje e ndjeshme që kërkon kuadër ligjor, mbikëqyrje njerëzore dhe përgjegjësi të qarta. Në mungesë të këtyre, rreziku për manipulime apo abuzime bëhet real, edhe nëse vetë “ministret” nuk janë njerëz.
Ndërkohë, Shqipëria mbetet në fokusin e mediave si “eksperimentuesi i parë” me një ministër digjital. Por në vend të përfitimeve, po merr mbrapsht valë ironie që i japin më shumë protagonizëm, por më pak seriozitet në sytë e botës. /Pamfleti
Me vjen keq qe i jap te drejte keture krimineleve te Kremlinit, por Rama me kete karagjozllek, ja ka fut vetes. Te gjithe tallen me te
Une nuk e di nese Diella do te jete ndryshe nga humanet kolege, dmth qe Diella do gaboje si koleget e saj dhe do mesoj nga gabimet e saj duke performuar akoma me mire. Di qe koleget e saj humane, jo vetem qe kane gabuar, por i kane perseritur ato gabime duke u perkeqesuar, dhe kurre nuk kane marre mundimin, qe te permiresohen. Lideri i PS-se kryeminister, snob dhe ne politike, ashtu si ne gjithe jeten e tij, nuk po gjen karar duke u dhene besim dhe poste ministrore turli te rinjsh, qe kane vetem firme, por s'kane ze aspak. Moda e kryeministrit aktual, e nxitur nga frika dhe paniku i tij, per te pasur ne Qeveri njerez me integritet profesional dhe moral, njerez te sprovuar dhe te provuar nga jeta, socialiste te vertete dhe jo rrospie, bushtra dhe kone te Rilindjes, buron nga fakti se kryeministri do njerez pa identitet, pa moral, me profesionalizem te dyshimte, me prejardhje te panjohur, rilindas te sapo lindur, yes men-a ne karakter. Eshte dmth-nes fakti, qe kryeministri nuk eshte profesional ne detyren e tij, dmth nuk ka profesion. Eshte thjesht nje artist, si Zelenski. Ka plot ide, por shume pak konkretizim. Flet shume kunder korrupsionit dhe vjedhjes, por te gjithe pas tij korruptohen shpejt dhe vjedhin shume. I zgjedh vet te gjithe bashkepuntoret e tij dhe po keta i hane kumbulluat dhe dardhat pas shpine. Kerkon zbatimin e ligjit per kryepleqte qe u mbillet droge ne fshtrat e tyre duke i arrestuar, dhe pengon zbatimin e ligjit per mamuthet hajdute dhe korruptive ne qeverine e tij. Evolucioni biologjik ka nje limit, ndersa evolucioni moral i korruptuar i Rilindasve nuk ka limit. Sa per Diellen, evolucioni i saj nuk ka limit. Ne çdo rast, rilindase apo demokrate, jam i bindur, qe Diella do korruptohet dhe do vjedh. Morali: Ne çdo rast, shoqeria shqiptare eshte gjiriz, ne çdo aspekt, ne çdo detaj. SPAK eshte kapaku i gjirizit.
Tere qeneria sunduese e botes ben eksperimente te te gjitha llojeve me vendet e varfera e pa teknologji qe te mesoje se cmasa shtypese te marre per tua marre frymen deri ne fund. Keta kokoqet tane kujtojne se do i shpetojne popullit, por gabohen.
Më vjen keq vetmm se po konsumojnë atë emër të bukur Diella . Por nuk është e pranueshme në kushtet e vendit tonë. Nuk jena nana e IA.