TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 15:25

Krerët e UÇK në Hagë, Rama: Kemi mbledhur firmat për të ndryshuar rezolutën e Dick Martyt

Shkruar nga Pamfleti

Krerët e UÇK në Hagë, Rama: Kemi mbledhur firmat për

Teksa në Hagë vijon prej afro 5 orësh gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka mbledhur firmat për të zhvilluar një mocion në Këshillin e Europës, me qëllim që të ndryshohet rezoluta e Dick Martyt për krime lufte në Kosovë.

"I mblodhëm më në fund firmat e në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore.

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje