Politike12 Shkurt 2024, 16:09

Kritikat e Ramës, deputetët dhe drejtorët i “vërsulen” Facebook-ut; patronazhistët zbresin në terren!

Shkruar nga Pamfleti

Kritikat e Ramës, deputetët dhe drejtorët i

Deputetët frikë se nuk do të rikandidohen në zgjedhjet që vijën dhe janë hedhur menjëherë në sulm...

Akuzat e një dite më parë të Edi Ramës në Asamblenë e PS kanë vënë në lëvizje deputetët, ministrat dhe drejtorët e partisë. Kryeministri u ankua se të gjithë janë në gjumë dhe mungojnë postimet në rrjetet sociale apo takimet në terren. Rama kërkoi që të nisin përgatitjet për zgjedhje dhe kërcënoi me shkarkim të gjithë ata që do të vijojnë të mos bëjnë detyrat. 

Kjo ka bërë që deputetët, ministra e drejtorë t’i vërsulen “Facebook”-ut. Që pasi u mbyll Asambleja e PS dhe sot, nuk ka mbetur deputet dhe funksionar i PS pa bërë postime në rrjetet sociale. Mbrëmë hodhën foto nga Asambleja, teksa sot janë kujdesur të fokusohen te mbledhja e grupit.

Thuajse të gjithë deputetët kanë bërë statuse për mbledhjen që drejtoi Bledar Çuçi. Një nga emërat e kritikuar dje në Asamble ishte Olta Xhaçka, e cila sipas Ramës, pas largimit nga qeveria nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale. Ish-ministrja ka reaguar sot duke dhënë dhe një mesazh.

Kritikat e Ramës, deputetët dhe drejtorët i

Po ashtu edhe Etjen Xhafaj që u kritikua dje, Klotilda Bushka dhe deputetët e tjerë kanë nxituar të postojnë në rrjetet sociale.

Kritikat e Ramës, deputetët dhe drejtorët i

Përveç tyre, të njëjtën gjë kanë nisur të bëjnë drejtorët dhe të gjithë të punësuarit partiakë. Secili u bën share postimeve të ministrave apo deputetëve.

Kritikat e Ramës, deputetët dhe drejtorët i

Rama e ka pasur pikë të dobët aktivitetin në rrjetet sociale. Taulant Muka tregoi pas largimit si zv/ministër se në mbledhje qeveri flitej për statuse në Facebook, për Like e komente dhe jo për ligje. Si duket kryeministri do të riaktivizojë makinerinë e tij dhe të gjithë tani janë me telefon në dorë për të bërë statuse, komente, apo të shpërndajnë postimet.

Përveç asaj kanë dalë në terren dhe patronazhistët. Të gjithë deputetët në bazë të zonave të tyre kanë nisur që sot takimet dhe kanë dhënë udhëzime. Frika e madhe e disave është se mund të mos rikandidojnë në zgjedhjet që vijën dhe janë hedhur në sulm. /Pamfleti