
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Presidenten e Komisionit Europian, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është një iluzion i shpikur prej tij.
Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në 2027, lidhet me reformat dhe me vlerësimin nga Komisioni Evropian.
“Unë personalisht e besoj këtë që themi. Por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh zgjedhjet, ku iu kërkua shqiptareve të na japin mbështetjen, të na japin një mandat të fortë për Shqipërinë 2030 në BE.
Për sa i përket BE, ka një kohë relativisht të gjatë për to që kam thënë dhe nuk i heq asnjë presje. Ku në atë kohë i propozonte Këshillit që të hapeshin negociata dhe këshilli refuzonte për shkak të dy a tre vendeve i bëheshin pengesë të këtij procesi. Sot jetojmë prej disa kohësh në një realitet tjetër në raport mes Shqipërisë dhe BE.
Sot ne jemi në një situatë, ku kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj në vetëm 11 muaj dhe ky është rekord. Dhe sigurisht që ne kemi bërë detyrat tona se në Bruksel nuk të fal njeri akoma.
Por nuk do të ndodhte ky proces me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte një vullnet jo vetëm nga komisioni por dhe nga vendet anëtare. Sepse e gjithë BE prej disa kohësh nuk ka lëkundje fare që duhet mbështetur procesi i anëtarësimeve të reja. Është vullnet i përgjithshëm. Ndërkohë që vitin 2027 nuk është se e pamë në ëndërr, por është një afat që e kemi caktuar bashkë me Komisionin Evropian.
Dhe normalisht ky vit lidhet me reformat që bëjmë këtu me masat që janë të kalendarizuara dhe të detajuar.
Nëse ne do vazhdojmë me këtë rritëm dhe me këtë sukses ne do t’ja dalim që në 2027 ta bëjmë detyrën tonë”, Rama.
Lini një Përgjigje