TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2025, 12:00

Kryemadhi akuza SPAK se ka kërcënuar dëshmitarët: Altin Dumanit, kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi akuza SPAK se ka kërcënuar dëshmitarët: Altin
Monika Kryemadhi

Seanca paraprake në GJKKO për ish-Presidenti Ilir Meta është shtyrë për me datën 9 Tetor, ora 10:00. 

Seanca e sotme, e cila drejtohej nga Irena Gjoka, nisi në orën 10:00, por u shty për shkak të mungesës së Kujtim Cakrasnit, avokatit të Ilir Metës, pasi iu është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali.

“Nuk ishte i pranishëm ish-Presidenti Meta ishin të gjithë të tjerët, edhe mamaja ime nuk ishte”, tha Monika Kryemadhi pas shtyrjes së seancës.

Gjykata do të endosë nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë, do të kthehet për hetime shtesë në SPAK, apo hetimi do të pushohet.

Kryemadhi tha gjithashtu se SPAK ka intimiduar dëshmitarët e dosjes.

"Seanca u shty me 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm,, ishin të gjithë tjerët. Materialet janë voluminoze për tu lënë më shumë kohë avoaktëve. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen. Monika Kryemadhi Ilir meta akuzohen për korrupsion pasiv, nuk ka asnjë për korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët? Shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie në procesin e hetimit.

Do ballafaqohemi me letrat, duke vazhduar me dezinformimin që bëhet. Sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. SPAk dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve. Dua t’ju bëj një pyetje, ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion këtu mbrapa që intimidon e shantazhon një qytetar për dëshminë.", tha Kryemadhi.

SPAK ka deklaruar se gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Përveç Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, në gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë.

Hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nisën nga SPAK në vitin 2023, duke përfshirë disa çështje të ndërlidhura: afera e CEZ-DIA, lobimi i dyshimtë i LSI-së në SHBA dhe deklarimi i pasurisë. Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Hetimet u mbyllën më 29 gusht, ndërsa Meta dhe Kryemadhi përballen me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

monika kryemadhi - altin dumani

Lini një Përgjigje