TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2023, 13:02

Kryemadhi llogari në parajsat fiskale, Rama shkruan rusisht: Rublat kanë qenë djall gjithmonë për opozitën

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi llogari në parajsat fiskale, Rama shkruan rusisht: Rublat
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Monika Kryemadhin të përfshirë në finacimet ruse.Rama kërkon të hetohen llogaritë e saj në parajsat fiskale.

Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën duke shkruar në rusisht “Oh, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë”.

Rama thotë se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si prova që drejtësia nuk funksionon me dy standarde.

Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili shtoi se Kryemadhi duhet të kishte dalë në deklaratë për mediat me një sqarim të detajuar pasi rezulton e lidhur me aksionerë që janë në listën e zezë të SHBA.

“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet.

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”, shkruan Rama në Twitter.

Kryemadhi llogari në parajsat fiskale, Rama shkruan rusisht: Rublat

rama kryemadhi

Lini një Përgjigje