
Kreu demokrat, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, në podcastin “Flasim”, ku e konsideroi një rast të paprecedentë vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga funksionet qeveritare të Belinda Ballukut.
Madje Rama përmendi një raport të Komisionit të Venecias, ndërsa theksoi se Gjykata e Strasburg nuk është përballur asnjëherë me një çështje të tillë.
“Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.
Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash, konkret, as në tërësi, por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.
Pyetja ime është: kush gënjen?
Diella apo Rama?
Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje