TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 13:36

Leskaj u dorëhoq nga funksionet në PD, Berisha: E vlerësoj qëndrimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Leskaj u dorëhoq nga funksionet në PD, Berisha: E vlerësoj

Bujar Leskaj, deputeti i PD-së në Qarkun e Vlorës, një ditë më parë njoftoi dorëheqjen nga funksionet partiake, duke mbajtur vetëm mandatin e ligjvënësit.

I pyetur mbi këtë vendim të deputetit që mbante edhe funksionin e drejtuesit politik për Qarkun e Vlorës, kreu demokrat Sali Berisha tha se kishte pranuar dorëheqjen e Leskajt.

“E vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur më ka dhënë dorëheqjen. Dhe unë ia pranoj atë dorëheqje si drejtues qarku. Nuk kam më komente. Ai e ka bërë publike. Vlerësoj dorëheqjen e tij. Sugjerimi i tij, është sugjerimi i tij, por si hap këtë deklaroj. Ai do të japë kontribut në PD, por jo si drejtues qarku”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje