TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2025, 16:18

Letra / Kandidati i Shabanit i hap punë Lapajt, Kordhoni kërkon zyrtarisht mandatin e deputetit

Shkruar nga Pamfleti
Letra / Kandidati i Shabanit i hap punë Lapajt, Kordhoni kërkon
Lapaj-Kordhoni-Shabani

I afërmi i Endri Shabanit letër KQZ-së: Ma jepni mua mandatin e deputetit!

Thellohet konflikti brenda koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet".

Zeqir Kordhoni, kandidati i "Nismës Thurje", kërkon zyrtarisht mandatin e deputetit. Ai thuhet se është daja i Endri Shabanit dhe është futur nga ky i fundit kandidat në listë të mbyllur.

Por edhe pse Shabani ka deklaruar këto ditë se mandatin do ta marrë Lapaj dhe kandidatët e listës së mbyllur do të zbatojnë paktin e dorëheqjes, Kordhoni nuk është bindur.

Pas letrës së pak ditëve më parë në KQZ, ku kërkonte të njihej me dokumentin e dorëheqjes, ai ka dorëzuar një tjetër kërkesë, ku tërhiqet nga dorëheqja dhe shprehet i gatshëm të marrë mandatin nëse i vjen radha.

Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni, kam kandiduar për Koalicionin 'Nisma Shqipëria Bëhet' në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni 'Nisma Shqipëria Bëhet' ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, shprehet ai.

Letra / Kandidati i Shabanit i hap punë Lapajt, Kordhoni kërkon
Letra e Kordhonit

Sinjalet janë se kemi të bëjmë me një konflikt Lapaj-Shabani. Kreu i "Shqipëria Bëhet" premtoi se do të dorëzonte mandatin e deputetit nëse partia e tij merrte vetëm një deputet. Nëse ndodhte kjo, mandati i kalonte Endri Shabanit. Mirëpo Lapaj ndërroi mendje dhe ka deklaruar se do ta mbajë ai mandatin, si më i votuari në Tiranë.

Kjo, si duket, ka sjellë tension dhe në skenë doli i afërmi i Shabanit, i cili duket se i prish punë Lapajt, ndonëse është e vështirë që të shkohet deri tek ai, pasi ka shumë emra të tjerë më sipër dhe nuk është çudi që të na dalë dhe dikush tjetër të kërkojë mandat deputeti. /Pamfleti

Lini një Përgjigje