
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Vlorë, qytetin nga ku nisi ‘operacionin’ për pastrimin e Bashkive nga nënkryetarët, drejtorët dhe administratorët e njësive.
Këtë rradhë, Rama ka zgjedhur të shkojë me një helikopter ushtarak, ndërsa nuk dihet se çfarë mesazhi mund të përcjellë nga Vlora.
Ajo që dihet është se pas 11 majit nga Vlora lëshoi ultimatumet drejtuar Kryetarëve të Bashkive për të pastruar stafet e tyre, që nisnin me drejtorët dhe për të vijuar më pas me nënkryetarët dhe administratorët.
Po kështu në Vlorë dha shembullin e konfiskimit të një godine në proces që kishte shkelur lejen e ndërtimit, ndërsa në Theth, fadromat e IKMT shembnin ngrehinat e vendosura pa leje.
Tashmë duhet pritur se çfarë mesazhi do të përcjellë Kryeministri, a do të jetë i kënaqur me largimet nga Bashkia e Vlorës dhe sa i janë zbatuar porositë për pastrimin e hapësirave publike.
Lini një Përgjigje