TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 15:53

Ndizet lufta Lapaj-Shabani për mandatin në Tiranë?

Shkruar nga Pamfleti
Ndizet lufta Lapaj-Shabani për mandatin në Tiranë?
Shabani-Lapaj

Kandidati që mohon dorëheqjen i afërm i kreut të Nismës Thurje?

Vendimi i Adriatik Lapajt për të mbajtur mandatin e deputetit në Tiranë, duket se e ka futur në konflikt me Endri Shabanin.

Ky i fundit priste të bëhej deputet, duke marrë shkas edhe nga paralajmërimi i Lapajt para zgjedhjeve, se nëse nuk merr më shumë se 2 deputetë, atëherë ai nuk do ta mbajë mandatin. Nëse Lapaj dorëzonte mandatin, i kalonte Shabanit. 

Shënoje, nëse Adriatik Lapaj merr një mandat ne Parlament, nuk do jetë Adriatik Lapaj qe do e ketë atë mandat sepse une s’po hyj per të kapur një copë deputeti”, thoshte Lapaj.

Por kreu i Shqipëria Bëhet duket se ka ndryshuar mendje, pasi në disa dalje publike javët e fundit, ka dhënë sinjale se do ta pranojë mandatin.

Ajo që kam unë në dorë është që edhe në ditën e ditëlindjes të punoj, të kontribuoj sadopak. Sikur dy nga ata që na shohin ne të thonë që ka të drejtë Adriatiku. Po të mos besoja se Shqipëria bëhet, do e mbyllja. Të lë punën që kisha, që është shumë më e paguar se kjo që do të shkoj, nëse shkoj. Pse? Të shkosh në parlament si opozitë e vetme, përse? Të dalësh e të të shajnë të gjithë se nuk je pjesë e sistemit, pse? Ne e bëjmë këtë se vërtet e besojmë. Unë jam avokat, funksionoj mbi letra. Do të hapet Fieri, mbase bëhen dy deputetë”, ka thënë Lapaj.

Po ashtu ai propozoi që Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet të bashkohen në një parti. Mirëpo kjo kërkesë u refuzua nga Endri Shabani, duke dhënë sinjalin e parë të qejfmbetjes mes tyre.

Mirëpo konflikti duket se ka kaluar në një tjetër nivel, pasi sot janë dhënë sinjale se po tentohet të bllokohet kalimi i mandatit te Lapaj. Një prej kandidatëve të listës së mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni, ka dorëzuar një kërkesë në KQZ, ku kërkon letrën e dorëheqjes, pasi pretendon se nuk mban mend të ketë firmosur një gjë të tillë.

Unë, Zeqir Kordhoni, jam deputet i partisë 'Nisma Shqipëria Bëhet'. Kam mësuar se Partia 'Shqipëria Bëhet' ka dërguar një letër dorëheqje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të saj”, shkruhet në letrën e Kordhonit.

Ndizet lufta Lapaj-Shabani për mandatin në Tiranë?

Por sipas informacioneve mediatike, Zeqir Kordhoni rezulton të jetë i afërm i Endri Shabanit. Lapaj dhe Shabani vendosën të fusin familjarë në lista, pasi siguruan besimin e tyre se do të dorëhiqen. Por duket se fakti që Lapaj nuk pranoi të kalojë mandatin te Shabani, ka bërë që i afërmi i tij të dalë në lojë, dhe tani duket se kërkohet pazar.

Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se çfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid”, tha Zeqir Kordhoni në media.

Lini një Përgjigje