TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 17:55

"Masakër elektorale", Bylykbashi: Krimi penetroi në zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

"Masakër elektorale", Bylykbashi: Krimi penetroi në

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se qytetarët i janë bashkuar thirrjes së PD dhe opozitës, kundër masakrës elektorale në protestën sot në bulevardin 'Zogu i Parë'.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si masakër ndërsa shtoi se vendi ynë nuk ka mundur dot të garantojë standardet demokratike.

Sipas Bylykbashit, liderët evropianë janë dëshmitarë të krimit elektoral, ndërsa theksoi se mjafton të ndjekësh votën e kandidatit për të kuptuar krimin që ka penetruar në zgjedhjet e 11 majit.

“Përdorim total i shteti dhe krimit. Mjafton të ndjekësh votën e një kandidati për të gjetur krimin. Ndiq kandidatin për të gjetur krimin, për të kuptuar mesazhin. Në Durrës bënë çmos për të arritur 9 mandate me krimin, por nuk ia arritën. Në qarqet e tjera e bënë, me dhunë, me intimidim. Janë zgjedhje që vetëm standardet demokratike nuk janë arritur.

Sot për fat liderët evropianë janë dëshmitarë të protestës së opozitës për krimin elektoral. Janë shpartalluar zgjedhjet dhe konceptet e zgjedhjeve. Do të çojë në përkeqësim të vazhdueshëm, ky sistem zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë. Pas ndryshimeve të njëanshme të 2020, nuk garanton më të drejtën e votës së qytetarit.

Asnjë sistem zgjedhor se përballon dot këtë vrull të parasë kriminale, të bashkimit të shtetit me krimin. Asnjë ligj s’është bërë për mbrojtjen e votës përballë këtij krimi.

Ky sistem duhej ndryshuar. PS refuzoi ta bënte. Gatoi çorbën me korporatën në Parlament. Problemet që po evidentohen janë prova të mjaftueshme për t’u ndryshuar ky sistem zgjedhor. S’mundet asnjë rast që ligji të zëvendësojë vullnetin politik, për të bërë zgjedhje të ndershme apo për t’i bërë zgjedhjet bashkë me krimin”, tha Bylykbashi.

Lini një Përgjigje