TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2025, 13:55

Igli Tare në Kryeministri, takon Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Igli Tare në Kryeministri, takon Edi Ramën
Igli Tare në Kryeministri, takon Edi Ramën

Pas një vere të nxehtë dhe shumë produktive si Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare ka gjetur kohë dhe ka vizituar Tiranën.

Shqiptarja.com ka publikuar një foto të Tares në ambientet e pasme të kryeministrisë, në pritje për t'u futur në institucion.

Miqësia e 'Bjondit' me kryeministrin Edi Rama është e kahershme dhe të dy ndajnë pasionin për sportin. Edhe pse Tare është drejtues te Milani dhe Rama tifoz me Juventusin, kjo gjë nuk i ka ndarë palët, por përkundrazi janë në bisedime edhe për sportin.

Disa muaj më parë, kur Tare u emërua si Drejtori Sportiv i Milanit, ndër të parët që e uruan ishte Edi Rama. Tare nuk duket se ka qenë shumë i lumtur me kryeministrin Rama, me këtë të fundit që i dha "një dorë" Edon Zhegrovës për t'u transferuar te Juventusi, pasi u pajis me pasaportën shqiptare, që e bën evropian në Serie A.

igli tare -edi rama

Lini një Përgjigje