TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 13:13

Mbledhja e Kryesisë, Berisha shpërthen ndaj zërave kritikë dhe godet Salianjin: Flirtojnë me qeverinë për kontrata

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Kryesisë, Berisha shpërthen ndaj zërave kritikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas debatit të ashpër të ndodhur në mbledhjen e fundit të kryesisë, ku sipas burimeve ka pasur tone të larta dhe përplasje mes deputetëve Ervin Salianji dhe Flamur Noka. Në një koment të bërë gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ka pranuar tensionet, por ka mohuar çdo përçarje.

Mbledhja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive. Nuk ka një përçarje, ju garantoj”, u shpreh ai.

Megjithatë, në vijim të deklaratës, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj disa individëve brenda PD-së, duke i quajtur “demokratë që hanë turpin me bukë” dhe që, sipas tij, janë punësuar në administratën e qeverisë pas zgjedhjeve.

Pati demokratë që vrapuan dhe u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë që zgjodhën të mos merren më me politikë. Dhe ka edhe nga ata që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë”, deklaroi Berisha, duke shtuar se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë kontratë tjetër përveç asaj me qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, PD është në një moment kthese dhe nuk ka më vend për ata që e përdorin partinë për pazare personale apo për të ushqyer zhurmën në favor të Edi Ramës. “Ata që zgjedhin të bëhen zhurmues në favor të Ramës, që manipulojnë dhe bashkëpunojnë me njerëz që kanë kandiduar kundër PD në Tiranë, janë fals. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet tona”, u shpreh ai.

Berisha e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje për mobilizim të brendshëm dhe qartësi në qëllim: “Kjo është koha e misionarëve. PD ka vetëm një qëllim: rikthimin e votës së lirë dhe mbrojtjen e familjes shqiptare”.

Berisha: Ju siguroj se mbledhja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive. Nuk ka një përçarje, ju garantoj, Po pas zgjedhje të PD pati demokratë që hanë trupin me bukë dhe vrapuan u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Pati të tjerë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Unë dua tu them ju që kjo parti ka dhe do ketë vetëm një qëllim, idealin e lirisë, rikthimin e votës së lirë. Kjo parti nuk do të qëndrojë për kontratat e asnjeriu. Kontrata jonë është me qytetarët, për demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Ndaj asnjë shqetësim nuk duhet të kesh. Ata që zgjedhin për tu bërë zhurmues në favor të Edi Ramës, duke mashtruar, duke manipuluar elemente që kanë punuar haptas ndaj PS dhe deputetëve të PS. Madje kanë dalë edhe kandidatë në bashkinë e Tiranës kundër kandidatëve të PD, ata janë falls, nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet tona. Kjo është koha e misionarëve.

Lini një Përgjigje