Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.
“Sot një javë do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë tonë dhe Qeverisë së Shqipërisë, e treta në më pak se dy vjet. Kësaj radhe Gjakova do të na bashkojë e marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të na afrojnë edhe më shumë”, deklaroi Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.
Kurti përmendi gjithashtu se në mbledhjet e deritanishme janë nënshkruar 41 marrëveshje. Ai shtoi se shumë marrëveshje paraprake me Shqipërinë kanë gjetur zbatim tashmë.
Kuri foli edhe për miratimin e Projektligjit për Fondin Sovran, ku tha se përmes të njëjtit të gjitha ndërmarrjet publike do të bartën nga qeveria në fond sovran.
Lini një Përgjigje