
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se të gjitha zyrat e Kadastrës do të mbyllen. Nga Fieri, ai tha se Kadastra është turpi i qeverisë, prandaj theksoi se shërbimi do të kalojë online. Një mënyrë e tillë, për kreun e qeverisë, do të shmangte korrupsionin dhe shkeljet e ligjit.
“Do e bëjmë shumë shpejt, do mbyllim dyert e Kadastrave, duhet të mjaftojë që aplikimi të bëhet online dhe ta marrin po online shërbimin që kërkojnë brenda afatit, pa pasur nevojë për të takuar njeri dhe pa qenë në dorën e një regjistruesi, brenda qershorit do bëjmë dhe prezantimin dhe do veprojmë shumë shpejt, për t’ua hequr njerëzve këtë barrë”, tha Rama.
Në takimet që mbajti sot në Fier dhe Lushnje Ram vijoi me akuzat për ata që abuzojnë në dyert e shtetit, teksa u shpreh se arrestimet që kanë ndodhur janë suksese të reformës në drejtësi.